75 Mall Live Search
09:07 / E Mërkurë, 08 Janar 2025 / L K

Kaq vjet do të mbushte sot Elvis Presley

Elvis Presley do të kishte festuar ditëlindjen e tij të 90-të, më 8 janar. Elvis Aaron Presley lindi më 8 janar 1935 në Tupelo të SHBA-së.

Nëna e tij ishte rrobaqepëse dhe babai i tij mbledhës pambuku.

Ai ra në kontakt me muzikën për herë të parë në shërbesën e kishës që merrte çdo të diel. Jeta e Elvisit përfundoi shumë herët.

Presley vdiq, më 16 gusht 1977 në moshën 42-vjeçare. Ai vuante më parë nga depresioni dhe konsiderohej i varur nga droga dhe ilaçet./Indeksonline/