Kaq vota shkuan për kandidatin e vetëm të pavarur në garën e 7 qershorit
Kandidati i vetëm i pavarur në zgjedhjet e 7 qershorit ishte Esmir Kasi.
Kasi arriti të grumbullojë 0.03% të votave, apo 269 vota në total.
Kandidati nga Prizreni me këtë rezultat nuk ka arritur që të jetë pjesë e legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar mbrëmë procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e parakoshme të 7 qershorit.
Sipas rezultateve të procesuara në platformën e KQZ-së, LVV ka marrë 47.13% të votave, e pasuar nga PDK me 19.44% të votave, LDK me 16.69% dhe AAK me 6.74%.

