Karabinierët italianë po kryejnë ushtrime mbi Urën e Ibrit

Gjatë një aksioni dje në veri, Policia e Kosovës mbylli pesë objekte që operonin ilegalisht si komuna paralele serbe.
Policia e Kosovës njoftoi dje se gjatë aksionit të bastisjes ka hasur në disa kompjuterë dhe gjësende të tjera, të cilat janë konfiskuar si provë materiale.
Pikërisht pranë ish-komunës ilegale në Leposaviq, mbrëmë pas mesnate raportohet të jetë hedhur një shok-bombë.
Ndërkaq, mëngjesin e sotëm u vënë re forca të shtuara të karabinierëve italianë mbi Urën e Ibrit.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se numri i karabinierëve është shtuar me qëllim të realizimit të një trajnimi mbi Urën e Ibrit./Indeksonline/



