Karakteristika interesante nga stadiumi ku do të zhvillohet finalja e Superkupës së UEFA-s

Sonte zhvillohet finalja e Super Kupës së UEFA-s, mes Paris Saint-Germain dhe Tottenham Hotspur.
Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Friuli” në Udine, shkruan Indeksonline
Karakteristikë interesante nga ky stadium. Ai është i mbuluar me mbi 2400 panele diellore, që gjenerojnë energji të mjaftueshme për të furinzuar stadiumin gjatë gjithë vitit.
Ky është një prej stadiumeve më të gjelbërta të futbollit në Europë.
Stadiumi i klubit italian, Udinese Calcio – ka kapacitet deri në 25 mijë ulëse. Kaq pritet të jetë edhe numri i të pranishmëve sonte në finale./Indeksonline/