75 Mall Live Search
09:21 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Karantina e bën të vetën, vetëm pesë aksidente me të lënduar dje

Tash e një javë qytetarët e RKS-së janë vetizoluar në shtëpitë e tyre, për shkak të përhapjes së koronavirusit, shkruan IndeksOnline.

Madje janë mbyllur edhe shkollat, lokalet, baret dhe restaurantet.

Si rezultat i kësaj është ulur edhe numri i aksidenteve në komunikacion,

Sipas policisë, vetëm dje kanë ndodhur 5 aksidente me lëndime dhe 11 aksidente trafiku me dëme materiale.

Këto ditë është ulur edhe numri i tiketave për kundërvajtje në trafik, prej mbi 1000 tiketa në ditë në 136 sosh./IndeksOnline/