Karantina e ka aftësuar në gatim, Elena Ora pozon nga kuzhina

Motra e yllit të muzikës shqiptare nëpër botë Rita Ora, Elena, është gjithashtu një personazh mjaft atraktiv për publikun.
Duke qenë motra e Ritës, padyshim se edhe ajo gëzon një vëmendje nga mediat rozë për secilën paraqitje që bën, shkruan Indeksonline.
Së fundmi ajo është paraqitur nga kuzhina duke gatuar, e me sa duket karantina ka ndikuar edhe tek ajo që t’ia shtojë aftësitë në gatim.
Kujtojmë që personazhet publike, këto kohë duke qenë të izoluar kanë qenë mjaft aktiv nëpër rrjetet sociale. /Indeksonline/
