75 Mall Live Search
19:50 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Karantina nuk e pengon Jessica Alba të kujdeset për format perfekte

Ngrini duart lart nëse njihni të paktën një person që përpiqet të ushtrohet në shtëpi.

Së fundi, kemi parë me dhjetëra këshilla për të bërë më efektive ushtrimet që sajojmë në kushte karantine. Mund të përdorni shishe vere ose sende të tjera të rënda në vend të peshave ose mund të rëndoni kyçet kur vendosni të ecni pak.

Së fundi, Jessica Alba u fotografua teksa ecte nëpër Los Angeles dhe në kyçe viheshin re shiritat me peshë. Të njëjtën gjë bën edhe Selena Gomez.

Nëse mendoni se një peshë një kilogramëshe në kyçe nuk ka ndonjëfarë ndikimi, e keni gabim. Peshat e kyçeve nuk duhen nënvlerësuar. Kjo vegël shënjestron muskuj që dobësohen lehtësisht, si glutet, dhe tonifikojnë gjithë këmbën.

Gjithashtu, ajo përdore ecjen, per ruajtjen e intensitetin e kckave.

38 vjecarja vazhdon të jetë një prej femrave më të dëshiruara në botë, teksa linjat e saj mbesin të përkryera, e kjo fal ushtrimeve fizike dhe kujdesit të shtuar në ushqim.