16:04 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Karantina nuk i ndaloi, çifti nga New York martohet në rrugë

Të vendosur për të mos e lënë pandeminë tu shkatërronte ditën e tyre të veçant, një çift nga New York gjetën një zgjidhje.

Ata u martuan në rrugë, nga shoku i tyre, i cili ishte i licencuar për të kryer ceremoninë.

Pavarësisht se ky i fundit nuk mund të zbriste në rrugë, për shkak se pallati i tij ndodhej në karantinë, ai nuk ngurroi ta kryente ceremoninë nga dritarja, teksa çifti dëgjonte në rrugë.

Ky vendim u mor në mënyrë krejt spontane, kur çifti i shkroi shokut të tyre duke i kërkuar t’i zyrtarizonte martesën. Vetëm një orë e gjysmë ishte ajo që u desh për përgatitjen e dasmës më të veçantë të botës.