Karaqeva e Petriti në mbështetje të Kadri Rrahimajt të Vetëvendosjes

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Dardanës, Kadri Rrahimaj ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme në fshatrat Karaqevë dhe Petrit.
Ai është pritur nga turma njerëzish gjatë prezantimit të planprogramit për balotazhin e 14 nëntorit.
Në fshatrat Karaqevë e Petrit të Dardanës mbështetje e jashtëzakonshme për Kadri Rahimajn e Vetëvendosjes!
Qytetarët thonë se janë të bashkuar për ruajtjen e shkollave në lokalitetet e tyre, të cilën shpresë tani e kanë vetëm te kandidati Kadri Rahimaj!
