Karateisti i Kosovës i mbaron garat në Budapest me pozitën e 5-të

Karateisti nga Kosova, Dren Ibrahimi ka marrë pjesë në garat që po mbahen në Budapest të Hungarisë për grupmoshat kadetë, junior dhe U21.
Ibrahimi në këto gara përfundoi në vendin e pestë pasi që e humbi garën për medaljen e bronzt, ku u përballë me ukrainasin, Erik Rahozenko.
Mirëpo edhe kjo pozitë për Drenin po vlerësohet si sukses i madh pasi që sot shënoi tri fitore.
Kurse gjatë ditës së nesërme dhe pasnesër do të zhvillohen garat edhe për junior dhe U21./Indeksonline/.