20:24 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Karateisti Melos Gashi siguron medalje, kualifikohet në finale të kampionatit evropian

Karateisti Melos Gashi ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në kampionatin evropian për U21, juniorë dhe kadetë, që po mbahet në Aalborg të Danimarkës.

Ai e arriti të shkëlqejë në kategorinë e kadetëve mbi 70 kilogram, në një konkurrencë shumë të fortë.

Melosi mposhti katër garues, për të siguruar finalen dhe medaljen e argjendtë.

Në finale, Gashi takohet me Ahmet Bulut nga Turqia. Finalet zhvillohen të dielën.

Kosova po përfaqësohet me 25 garues në evropian. Një pjesë e tyre ka garuar sot, por pa mundur të hynë në zonën e medaljeve, kurse një pjesë e garuesve garojnë nesër.

Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin e madh të karateistit të ri dhe Federatës së Karatesë së Kosovës.