75 Mall Live Search
15:37 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Karateisti që “rrahu” dy serbë, pritet si hero nga shokët në aeroport

Në Kampionatin e Mediteranit që u mbajt në fundjavën e kaluar në Turqi, karateistët kosovarë fituan 8 medalje.

I vetmi që fitoi medaljen e artë ishte Rigon Baruti në kategorinë e kadetëve deri 57 kilogram.  Gjatë rrugëtimit deri te ky sukses, Baruti mposhti dy serbë të cilët mbetën në pozitën e 2-të dhe të 3-të.

Pas rikthimit në Kosovë, ai u prit me lule si hero nga kolegët karateistë, shokët dhe shoqet e tij në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Ndryshe, nga 8 medaljet e fituara në Antali të Turqisë, 5 ishin të bronzta dhe 2 të argjenta. /Indeksonline/