16:16 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Karateistja kosovare që ka arritur të fitoj më shumë se 70 medalje

Sportistët tanë vazhdojnë të na bëjnë krenarë me sukseset e tyre.

E një nga këta sportistë është edhe 13 vjeçarja Qendresa Ibrahimi, e cila garon në disiplinën e Karatesë e quajtur Kumite dhe është pjesë e shkollës së karatesë “Fushë Kosova”.

Sukseset e arritura nga kjo garuese kosovare janë të shumta, e madje këto janë suksese të rralla që ndonjë sportist mund t’i arrijë, shkruan IndeksOnline.

Qendresa ka arritur që vitin 2017 të shpallet nënkampione ballkanike, e ku ishte vetëm 10 vjeçare, po të njëjtin vit në Erzerum në Turqi ka zënë vendin e tretë, në një garë po ashtu presigjioze.

Qendresa tani më është kampione e shumë fishtë e Kosovës, kurse në vitin 2017 është shpallur kampione mbarëkombëtare edhe në Tiranë.

Sportistja kosovare ka arritur të fitojë medaljen e artë në shumë turne të zhvilluara në Kosovë, Shqipëri, Mal të zi dhe Turqi.

Kurse gjatë këtij viti mori pjesë në turneun Grand Prix Kroacia, e në të cilin arriti të shpallet kampione.

Sukseset e saja në garat Grand Prix janë të vazhdueshme pasi që edhe vitin e kaluar në Mal të zi ka arritur të shpallet kampione, e që deri më tani ka arritur të fitoj dy medalje të arta në garat Grand Prix.

Numri i medaljeve të fituara nga Qendresa deri më tani arrin në 70, ku 50 nga to janë medalje të arta.

Mirëpo këto nuk janë të gjitha sukseset e saja, ajo arriti që dy herë radhazi të shpallet si sportistja më e mirë e vitit për të rinj në Komunën e Fushë Kosovës.

Tërë këto suksese na bëjnë që të presim ende më shumë çmime të fituara nga Qendresa, e cila me punën e saj të vazhdueshme po na bënë krenarë./IndeksOnline/.