18:44 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Karavidhja arrin t’i shpëtoj “gatimit”, duke u arratisur nga tigani (Video)

Instinkti i mbijetesës është i pranishëm te të gjitha gjallesat në tokë.

Këtë e dëshmon edhe kjo video, ku shihet një karavidhe e cila shpëton pasi ajo ishte hedhur në tigan për t’u gatuar e gjallë.

Një kuzhinier i kishte hedhur karavidhet në tigan, por njëra shihet se “arratiset” nga tigani i hedhur në zjarr duke i mbetur kështu njëra kthetër, e cila i ishte ngujuar brenda.

Teksa përpiqej të ikte nga “gatimi” dhe të mos tërhiqte përsëri në  ujë të vluar thundra e tij “e vdekur”, karavidhja arrin ta shqyej atë nga pjesa e vetë, duke mbetur ajo për gatim./Indeksonline/