13:04 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Karbohidratet ndoshta s’janë aq të këqija sa mendojmë! Ato rekomandohen para shtratit

Pyesni shumicën e ekspertëve rreth humbjes së peshës dhe ata do të ju tregojnë se duhet shmangur përdorimin e karbohidrateve që gjenden në bukë, makarona dhe të ngjashme.

Mirëpo, përdorimi i tyre natën vonë mund të jetë përgjigja që po kërkojnë disa studiues.

Një studim i kohëve të fundit ka thënë se një snack natën vonë para shtratit inkurajon trupin tuaj të përdor yndyrën, gjë që rezulton në humbjen e kilogramëve.

Studimi nga Kembrixhi dhe Instituti Britanik i të ushqyerit shpjegoi se mund të zgjedhësh edhe të punosh më vonë në mbrëmje për të promovuar absorbimin më të mirë të karbohidrateve në muskujt tuaj./Indeksonline/