75 Mall Live Search
19:23 / E Enjte, 08 Maj 2025 / Z S

Kardinali amerikan, Robert Francis Prevost është Papa i ri

Identiteti i papës së ri është zbuluar si Robert Francis Prevost.

Zgjedhja e papës së ri u bë në ditën e parë të plotë të votimit nga 133 kardinalët elektorë.

Ai tani do të mbajë fjalimin e tij të parë publik dhe do të dhurojë bekimin për turmën e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit.

Ai është papa i 267-të me radhë ndërsa e mori emrin Papa Leo XIV.

Atë po e presin për ta parë mbi 40 mijë njerëz në shesh ku ai do t’iu drejtohet pas pak./Indeksonline/