Kardiologu kosovar Dr. Kreshnik Jashari shpallet i pari në kongresin ndërkombëtar të kardiologjisë – elektrofiziologjisë në Izmir, Turqi
Kardiologu nga Kosova, Dr. Kreshnik Jashari, ka zënë vendin e parë në kongresin ndërkombëtar të kardiologjisë – elektrofiziologjisë, i mbajtur në Izmir, Turqi, gjatë një ligjërate me pjesë testuese.


Dr. Jashari ka përfunduar një pjesë të rëndësishme të edukimit të tij në elektrofiziologji në Izmir, nën udhëheqjen e profesorëve të njohur të EHRAs, përfshirë Prof. Emin Evren Ozcan dhe ekipin e tij. Prof. Ozcan e ka vlerësuar Dr. Jasharin si pjesë të ekipit të tij profesional, duke e përfshirë në procedura komplekse dhe raste të avancuara në laboratorin e elektrofiziologjisë.
Ai ka ndjekur gjithashtu edukime dhe trajnime të shumta profesionale në Kroaci, Bullgari, Maqedoni dhe Turqi, duke zgjeruar vazhdimisht njohuritë dhe përvojën klinike. Në aspektin praktik, Dr. Jashari ka zhvilluar eksperiencë të gjerë në elektrostimulimin kardiak, duke kryer një numër të madh procedurash për moshën dhe përvojën e tij, përfshirë implantimin e pacemakerëve, ICD-ve dhe CRT.


Aktualisht, ai vazhdon edukimin e mëtejshëm në fushën e elektrofiziologjisë, duke ndjekur me përkushtim zhvillimet më moderne të kësaj specializimi.


