75 Mall Live Search
13:33 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Karikimi i telefonit në makinë është një gjë shumë e gabuar

Nëse jeni në një udhëtim të gjatë apo të mbërthyer në trafik, bateria e ulët në telefon ndoshta është gjëja e fundit që dëshironi.

Por, sic raporton ‘Cars Insider’, karikimi i telefonit në makinë është një gjë që s’duhet bërë.

Në fillim, mund të duket e padëmshme të futni telefonin tuaj në portën USB të makinës suaj, por në fakt është një gjë e gabuar, transmeton IndeksOnline.

Pse? Porta USB në automjetin tuaj siguron më pak energji elektrike se sa telefoni juaj në të vërtetë kërkon për t’u ngarkuar. Duke karikuar telefonin tuaj në një port USB me fuqi të ulët si ajo në makinën tuaj, lejon pajisjen që të gëlltisë fuqinë me një shpejtësi shumë më të shpejtë se aftësia e portit.

Si rezultat, telefoni juaj mund të bllokohet gjersa karikohet, ose më keq – nuk karikohet si duhet. Poashtu, nëse iPhone karikohet gjersa është në tiparin “battery-saving” kjo e dëmton telefonin gjithashtu.

Për më tepër, gjersa karikoni telefonin tuaj gjatë rrugës në makinë, ju mund të dëmtoni edhe baterinë e makinës. Shkalla e dëmtimit varet nga lloji i telefonit që keni dhe bateria e tij, shanset janë të larta që pajisja juaj të dëmtoj baterinë e makinës. Për makinat e reja me bateri të shëndetshme nuk është ndonjë gjë e madhe, por nëse makina juaj është një model më i vjetër, duhet të shmangni mbushjen e telefonit tuaj nëpërmjet portit USB. /IndeksOnline/