12:50 / E Enjte, 30 Maj 2024 / G T

Karim Benzema lë milionat në Arabinë Saudite, po kërkohet nga gjiganti turk

Sulmuesi francez, Karim Benzema, duket se do të largohet nga Arabia Saudite pas vetëm një viti.

Benzema, ka kontratë me Al-Ittihadin edhe për dy vjet, por ai nuk është i lumtur në Lindjen e Mesme pasi ka pasur probleme me klubin dhe trajnerin, shkruan Indeksonline

Gjiganti turk Fenerbahce po tenton ta bindë francezin për t’u rikthyer në Europë dhe për këtë ka nisur kontaktet e para me menaxherin e tij.

Ky transferim i mundshëm varet nga rezultati i zgjedhjeve të klubit, me bordin e Ali Koçit që është çelësi për të siguruar nënshkrimin e Benzemas.

Megjithatë skuadra turke nuk dëshiron që të paguaj më shumë se 15 milionë euro për transferimin e tij nga Al Ittihad dhe mbetet të shihet nëse klubi arab do ta lejoj largimin e francezit./IndeksOnline/