01:01 / E Diele, 20 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Karim Benzema reagon pasi humbi Kupën e Botës

Fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema, nuk do të mund ti ndihmoj Francës në Kampionatin Botëror.

Sulmuesi i Real Madridit, ka pësuar një lëndim gjatë seancës së fundit stervitore, dhe nuk do të jetë i gatshëm të luaj me fanellën e Francës, shkruan IndeksOnline.

Benzema pas lëndimit ka reaguar përmes rrjetit social Instagram, ku ka thënë se nuk është në natyrën e tij të dorëzohet, por sonte u dorëzuar për ti ndihmuar skuadrës.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që e mbështesin duke thënë se vendin e tij ja lë dikujt që mund të ndihmojë ekipin

“Në jetën time nuk dorëzohem kurrë, por sonte jam dorëzuar.

Të mendosh për skuadrën si gjithmonë kështu më thotë arsyeja t’ia lë vendin tim dikujt që mund të ndihmojë ekipin tonë për të bërë një kupë të madhe botërore.

Faleminderit për të gjitha mesazhet tuaja të mbështetjes”, ka shkruar Benzema./IndeksOnline/