75 Mall Live Search
20:08 / E Enjte, 29 Janar 2026 / Gj Sh

Karim Benzema refuzon të luajë për Al-Ittihad, drejt largimit nga klubi

Karim Benzema ka refuzuar të luaj për Al-Ittihad në ndeshjen e sotme, kundër Al Fateh.

Sulmuesi francez e ka njoftuar klubin saudit për këtë vendimin vetëm disa orë para fillimit të takimit, shkruan IndeksOnline.

Vendimi i Benzemas vjen pas pakënaqësisë së tij me ofertën e re të klubit për rinovimin e kontratës.

Sipas raportimeve në media, Benzema e ka konsideruar ofertën financiare të Al-Ittihad si fyese për karrierën e tij, pasi paga e propozuar ishte dukshëm më e ulët se ajo aktuale, e cila arrin rreth 108 milionë dollarë në vit. Kjo situatë e ka bërë lojtarin të ndihet i nënvlerësuar dhe i poshtëruar.

Qëndrimi i Benzemës është i prerë, ai nuk ka ndërmend të luajë më për klubin saudit.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje e re, sulmuesi pritet të largohet si lojtar i lirë në muajin qershor.

Benzema nuk ishte i grumbulluar me Al Ittihad në ndeshjen e sotme ndaj Al Fateh, e cila përfundoi me barazim 2-2./IndeksOnline/