75 Mall Live Search
15:18 / E Shtunë, 31 Janar 2026 / Gj Sh

Karim Benzema rikthehet në Francë!?

Karim Benzema mund të gjejë një klub të ri para mbylljes së afatit kalimtar.

Sulmuesi francez ka prishur raportet me skuadrën arabe, Al-Ittihad pasi vendosi të bojkotojë dhe të mos luaj në ndeshjen e fundit, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportimeve, ky vendim i Benzemas, ka ardhur paso klubi i ka ofruar një zgjatje kontrate që përfshinte vetëm të drejtat e imazhit, pa asnjë rritje apo përfshirje të pagës, gjë që ka shtuar pakënaqësinë e lojtarit.

Sipas gazetarit, Sacha Tavolieri, 36-vjeçari nuk dëshiron më të luajë apo të vazhdojë aventurën e tij me Ittihad, ndërsa është i bindur se drejtuesit sauditë po kërkojnë një mënyrë për t’u ndarë me të.

Në këtë situatë, rikthimi i mundshëm në Francë po shihet si një opsion gjithnjë e më realist.

Sipas tij, Benzema do të preferonte të bashkohej me një klub të ri në kampioantin francez në ditët e fundit të merkatos, dhe të jetë i gatshëm për Kupën e Botës me kombëtaren franceze.

Se çfarë do të sjellë e ardhmja e Karim Benzemas pritet të qartësohet në ditët në vijim./IndeksOnline/