75 Mall Live Search
20:34 / E Diele, 01 Shkurt 2026 / G T

Karim Benzema “tradhëton” Mario Mitajn dhe bashkëlojtarët tjerë, po shkon te rivali i Al Ittihadit

Sulmuesi i njohur francez, Karim Benzema është duke ndërruar skuadër në Arabinë Saudite.

Lajmet e fundit në mediat ndërkombëtare thonë se Benzema ka arritur marrëveshje me Al-Hilalin, shkruan Indeksonline

Sulmuesi francez ka refuzuar të luajë me Al Ittihadin në dy ndeshjet e fundit, pasi nuk ra dakord me kontratën e re.

Edhe pse dëshira e tij ishte të rikthehej në Europë, duket se oferta e Al-Hilalit e ka “tunduar” ish-lojtarin e Real Madridit.

Benzema pritet të firmos kontratë gjashtë mujore, me mundësi vazhdimi në fund të këtij sezoni./Indeksonline/