Karim “shkrihet” pas Hanes, ja si e quan
Futbollisti gjerman i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram një video tejet të ëmbël ku shfaqet partnerja e tij, reperja shqiptare Loredana Zefi, së bashku me vajzën e saj, Hana.
Në video, e cila është shpërndarë si ‘story’ në Instagram, shihet Loredana duke lexuar një libër me përralla për Hanën, ndërsa Adeyemi e ka shoqëruar këtë skenë me mbishkrimin emocionues në gjuhën shqipe: “Oh shpirt”, duke shtuar disa zemra të kuqe.
Ky postim i shkurtër është një dëshmi tjetër e marrëdhënies së ngushtë që ka krijuar Adeyemi me vajzën e Loredanës, Hanën, si dhe e lidhjes së fortë me partneren e tij, duke përdorur një shprehje dashurie në gjuhën shqipe.


