13:44 / E Premte, 15 Dhjetor 2017

Karitas Kosova dhuron 27 shterët dhe komodina për QKUK

Karitas Kosova ka dhuruar në formë të donacionit, 27 shtretër, 32 komodina, 33 dyshekë për nevoja të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me rastin e pranimit të këtij donacioni, Dr. Basri Sejdiu, UD. drejtor i përgjithshëm i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) theksoi se kjo është një ndihmës e madhe për QKUK dhe është shumë i mirëseardhur.

“ Rëndësia e donacionit është edhe më e madhe duke llogaritur se jemi në fundvit dhe jemi në fundvitit buxhetor, ku kemi vështirësi dhe pamundësi për të blerë blerje, andaj këta shtretër do të jenë të mirëseardhur” deklaroi Sejdiu.

Sipas tij, shtretërit do të dërgohen në klinikat ku ka nevojë më të madhe, sidomos në shërbimet që planifikohet të funksionalizohen 24 orë. Don Viktor Sopi nga Karitas Kosova, theksoi se nga mundësitë poseduese që ka, ky është vetëm minimumi i asaj që duhet bëhet sidomos në shëndetësi. “ Bashkëpunëtorëve të mijë në Karitasin e Kosovës ju them që në radhë të parë të bëjnë atë veprim sa do të vogël me dashuri dhe kujdes të madh, si në raport me të dashurit në familje, gjeneza e familjes sonë është shëndetësia “, theksoi Don Viktor Sopi.

Ai apeloj për më shumë vigjilencë më mënyrë që të ngritët dhe përmirësohet gjendja në shëndetësi, ne e bëjmë këtë me dashuri . Sipas tij, këto ndihma janë nga Karitasi gjerman .

QKUK menjëherë ka filluar me shpërndarjen e donacionit për klinikat të ndryshme brenda QKUK-së.