Karius është përmirësuar dukshëm, ja paraqitjet e tij këtë sezon

E mbani mend Loris Karius?
Portieri gjerman shkoi nga numri një i Liverpoolit në listën e transferimeve të tyre në çështje ditësh pas performancës së tij famëkeqe në finalen e Champions League 2018.
Që nga ai makth në Kiev, Karius ka kaluar kohën i huazuar në klubin turk Besiktas, duke u përpjekur të rifillojë karrierën e tij ndërsa Alisson Becker zë vendin e tij në Merseyside.
Tani që Karius hyri në sezonin e dytë në kryeqytetin turk, gjërat kanë shkuar qetë.
Përveç bërjes së një gabimi të tmerrshëm kundër Slovan Bratislava në shtator, Karius ka treguar ndeshje të mira.
Në një video të përgatitur nga “FCHD Football” janë paraqitur disa nga pritjet që Karius ka bërë këtë sezon./Indeksonline/