75 Mall Live Search
16:36 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

Karius prish kontratën me Besiktas dhe e çon në FIFA klubin turk

Loris Karius çon në gjyq skuadrën e Besiktasit.

Sipas mediave turke, ish-portieri i Liverpoolit ka prishur në mënyrë të njëanshme kontratën me klubin nga Stambolli dhe e ka dërguar çështjen në FIFA.

Sipas Karius, Besiktasi i detyrohet 1,6 milionë euro pasi nuk i ka paguar disa paga mujore rradhazi dhe tashmë do të jetë qeveria e futbollit botëror që do të vendosë.

Ndërkohë Lorius Karius del një lojtar i lirë në treg dhe mund të firmosë me skuadrën që dëshiron në momentin që merkato e verës do të jetë e hapur.