13:02 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Karius s’ka marrë pagë që 4 muaj, bëhet ankesë në FIFA ndaj Beshiktash

Portieri i famshëm për gabimet e bëra në finalen e Ligës së Kampionëve, Loris Karius nuk është duke u paguar që disa muaj nga Beshiktash.

Portieri gjerman i Liverpoolit që luan si huazim për dy vite te skuadra turke, ka katër muaj që nuk ka marrë asnje pagë nga Beshiktash.

Përfaqësuesit e portierit kanë bërë ankesë në FIFA pasi që shuma e borxhit ndaj tij ka kaluar shifrën e 1 milionë eurove.

Beshiktash po kalon në krizë financiare kohëve të fundit, për çka u detyruan në janar të largojnë mbrojtësin Pepe, për shkak të pagës së majme që kishte./Indeksonline/