Karneval i veçantë në Suharekë
Në Suharekë sot është mbajtur karnavali tradicional ‘Golden Eagle’.

Në një atmosferë të veçantë, kanë marrë pjesë qindra qytetarë e mysafirë të shumtë nga disa vende të botës, si Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Spanja e Meksiko, transmeton Indeksonline.

Ky është një karnaval i përvjetshëm që organizohet nga Golden Eagle në Suharekë dhe është ndër ngjarjet me interesante që sjell një frymë të re kulturore në vendin tonë.
Në të morën pjesë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj e të tjerë.

Vitin e kaluar ishte edicioni i parë, ndërsa këtë vit edicioni i dytë, ku interesimi i qytetarëve për ta ndjekur ishte edhe më i madh./Indeksonline/




