75 Mall Live Search
10:04 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / k.v

Kartëmonedha false në Prishtinë

Një femër ka njoftuar policinë në Prishtinë se gjatë numërimit të parave, ka vërejtur tre kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara, transmeton IndeksOnline.

Policia ka sekuestruar, një kartëmonedhë 100 €, një kartëmonedhë 50 € dhe një kartëmonedhë 10 €, të cilat dyshet se janë të falsifikuara.

Në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt./IndeksOnline/