21:05 / E Shtunë, 13 Mars 2021 / Blerim

Karton i kuq! Momenti kur Donis Avdijaj e shtrinë përtokë futbollistin kundërshtar

Donis Avdijaj ka marr një karton të kuq sonte në ndeshjen Limassol – Omania, që u mbyll me fitore të kësaj të fundit me rezultat 1-2.

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës u inkuadrua në lojë në minutë e 65’të, shkruan IndeksOnline.

Ai nuk la shenjë të mirë në këtë ballafaqim, pasi në minutat e fundit u kacafyt me futbollistin sllovak, Michal Duris.

Pamjet nuk janë shumë të çarta, por shihet se si Avdijaj e shtrinë përtokë lojtarin e Omanias. Të dy lojtarët, si Avdijaj, si Duris u ndëshkuan me karton direkt të kuq.

Kujtojmë që kjo ishte paraqitje e tetë e Donis Avdijaj me klubin e ri nga Qipro. Ai ende s’ka shënuar gol. Madje golin e fundit, futbollisti kosovar e realizoi në vitin 2019, sa ishte pjesë e klubit trurk, Trabzonspor./IndeksOnline/