Kartoni i kuq i Delap-it, Enzo Maresca: U tregua idiot, i thash katër herë, kujdes…!
Skuadra e Chelseat u kualifikua në çerekfinale të EFL Cup, pasi mbrëmë mposhti 2:4 Wolves-in.
Liam Delap u rikthye nga lëndimi pas disa muajsh, por nuk i shkoi siç duhet, shkruan Indeksonline
Sulmuesi anglez u ndëshkua me karton të kuq pas disa minutash.
Trajneri, Enzo Maresca pas ndeshjes fajësoi lojtarin e tij.
“Ishte idiote. Delap është dashur të mos ndëshkohet. Ka mundur t’i ikte këtij ndëshkimi. Pas kartonit të parë të verdhë, i thash katër apo pesë herë që të qëndroj i qetë.
“Ndonjëherë ai luan futboll vetëm për vetën e tij, nuk sheh askënd përreth”, u shpreh Enzo Maresca
Kujtojmë që në fazën çerekfinale, Chelsea do të luajë ndaj Cardiffit./Indeksonline/

