75 Mall Live Search
15:41 / E Premte, 13 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Kartoni i kuq i Joao Felix në debutim do t’i kushtojë Chelseat 2.4 milionë euro

Joao Felix mori një karton të kuq të drejtpërdrejtë për një ndërhyrje të ashpër ndaj Kenny Tete në debutimin e tij me Chelsea në humbjen e tyre 2-1 ndaj Fulham.

Ky përjashtim do ta detyrojë lojtarin e huazuar nga Atletico Madrid të humbasë tre ndeshjet e ardhshme të Chelseat kundër Crystal Palace, Liverpool dhe Fulham. Kjo e lë atë jashtë për 30 ditë.

Daily Mail vlerëson se Chelsea ka investuar në total 23.6 milionë euro në operacionin Joao Felix, mes asaj që duhet t’i paguajë Atletico-s për huazimin e tij si dhe pagës së lojtarit.

Gazeta raporton se kostoja e kartonit të kuq të Joao Felix në bazë të kësaj marrëveshje vlerësohet në 2.4 milionë euro.