75 Mall Live Search
18:11 / E Martë, 24 Qershor 2025 / MSH

Kartoni i kuq me Flamengon, merret vendimi ndaj Nicolas Jackson

Futbollisti i Chelseas, Nicolas Jackson e ka pësuar keq pas kartonit të kuq që morri ndaj Flamengos, në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës për Klube.

Sulmuesi senegal ka marrë një dënim të rëndë nga FIFA, duke u dënuar me dy ndeshje moslojë.

Ai do të mungojë ndeshjen e tretë të Chelseas që luan ndaj skuadrës tunisiane, Esperance e po ashtu edhe në 1/8 e finales nëse “blutë e Londrës” sigurojnë kualifikimin./IndeksOnline/