75 Mall Live Search
22:00 / E Diele, 12 Janar 2020 / indeksADMonline

Kartoni i kuq më i bukur në Botë, që ia fitoi Kupën Realit

Real Madrid fitoi Superkupën e Spanjës pasi mposhti Atletico Madridin pas ekzekutimit të penalltive.

Por ndeshja ka mundur të mos shkoj me penallti po të mos ishte vigjilenca e Federico Valverdes, shkruan Indeksonline.

Mesfushori i Realit bëri një ndërhyrje ndaj Moratas dhe ia bllokoi një aksion të sigurt për gol.

Ai u ndëshkua me të kuq por ishte kjo ndërhyrja që ia dhuroi Realit penalltitë.

21 vjeçari në fund u shpall edhe lojtari më i mirë i kompeticionit. /IndeksOnline/