Kartoni i kuq në Premier League, që “çuditi” të gjithë

Skuadra e Newcastle Unitedit shënoi fitore 3:0 ndaj Aston Villas në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Premier League.
Fitoraja e vendësve u bë më e lehtë, pasi në minutën e 32-të mysafirët u ndëshkuan me karton të kuq, shkruan Indeksonline
Ishte sulmuesi Jhon Duran që u ndëshkua me karton direkt të kuq për shkak se e shkeli padashje lojtarin kundërshtar.
Në të vërtetë, të gjithë janë çuditur kur panë gjyqtarin, duke ngritur lart kartonin e kuq.
Shumë reagime pati në rrjetet sociale dhe askush nuk po pajtohet me vendimin e gjqytarit të njohur anglez, Anthony Taylorit.
Me këtë fitore, Newcastle Unitedi shkoi në kuotën e 29 pikëve në pozitën e 5-të, kurse Aston Villa bie në pozitën e 9-të me 28 pikë./Indeksonline/
Would you give Jhon Duran’s foul a Red or Yellow? pic.twitter.com/hhMHaS7ZZY
— Moby (@Mobyhaque1) December 26, 2024