17:58 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

Karvani me emigrantë nga Amerika Qendrore arrinë të hyjnë me sukses në Meksikë

Afro 1000 emigrantë nga vendet e Amerikës Qendrore si Honduras, El Salvador, Guatemala dhe Nicaragua kanë arritur të hyjnë me sukses në Meksikë.

Emigrantët duhet të presin për një vizë meksikane. Në momentin që iu jepet viza, atëherë kanë të drejtë pune, transmeton Indeksonline.

Varfëria e skajshme dhe mundësit e pakta të punësimit po i detyrojnë qytetarët e Honduras, El Salvador, Guatemalas dhe Nicaragua  që të largohen nga vendlindjet e tyre.

Fotografitë e fëmijëve duke qarë teksa po kalonin kufirin kanë pushtuar rrjetet sociale./Indeksonline/