75 Mall Live Search
10:56 / E Enjte, 08 Dhjetor 2022 / AR

Kasapët në Kosovë vazhdojnë prerjet pa kushte dhe pa norma, lopët po lidhen me litar si dikur!

Therja e kafshëve vazhdon të bëhet në mënyrë të parregullt. Në shumë vende therja e kafshëve bëhet edhe nga thertore të palicencuara.

Ato vende nuk plotësojnë kushtet për therje të kafshëve e kështu rritet rrezikun për qarkullimin e produkteve të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Përveç kësaj, kafshët, në këtë rast lopët, po lidhen me litar, sikur dikur. Kjo mënyrë e therjes është e pa normë.

Indeksonline ka siguruar pamje ku shihet therja e lopës me litar:

“Masakrimi” i kafshëve, po ndodh kudo në vend. Pa kushte të mirëfillta e me rrezik potencial për konsumatorët.