75 Mall Live Search
07:55 / E Enjte, 19 Shkurt 2026 / G T

Kasper Hogh “shpërthen” në Champions League, ndëshkon gjigantët e Evropës

Sulmuesi i Bodo/Glimt, Kasper Hogh, po kalon një formë të jashtëzakonshme në UEFA Champions League, duke zhvilluar tri ndeshje fantastike përballë disa prej klubeve më të mëdha në Evropë.

Hogh realizoi dy gola ndaj Manchester City, duke befasuar kampionët anglezë me efikasitetin e tij para portës, shkruan Indeksonline

Ai vazhdoi me një tjetër gol kundër Atletico Madrid, duke dëshmuar se paraqitja ndaj Cityt nuk ishte rastësi.

Në përballjen e mbrëmshme ndaj Interit, sulmuesi danez jo vetëm që gjeti rrugën e rrjetës, por kontribuoi edhe me dy asistime, duke qenë vendimtar në fazën ofensive të skuadrës norvegjeze.

Performanca e tij kundër këtyre emrave të mëdhenj të futbollit evropian e vendos Hogh-in në qendër të vëmendjes, ndërsa Bodo/Glimt po shijon një nga periudhat më të mira në historinë e klubit në arenën ndërkombëtare./Indeksonline/