10:46 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Kasper Schmeichel zgjedh tre portierët më të mirë në botë

Portieri i Leicester Cityt, Kasper Schmeichel ka zgjedhur tre portierët më të mirë në botë të momentit.

Ylli danez, i cili do të luaj kundër City sonte në mbrëmje , beson se Ederson tani është më i miri në botë, duke cituar “trimërinë” si atribut të tij të shquar midis kundërshtarëve.

“Unë do të thosha Ederson së bashku me Marc-Andre ter Stegen dhe Jan Oblak janë tre portierët më të mirë në botë dhe kanë qenë për një kohë për mua”, tha ai për  Sky Sports .

“Mënyra se si luan Ederson është aq trim. Të guxosh të luash kështu është guximi dhe gjithashtu i mundëson Cityt të luajë me një intenzitet shumë më të lartë”.

“Ata janë në gjendje të shtypin me të vërtetë sepse e dinë çdo top prapa, ai do të pastroj”.

“Trimëria e tij në guximin të jetë në ato pozita, duke e ditur se gabimi më i vogël do të ndëshkoj ekipin e tij, ky është qëllimi i duhur për mua dhe unë mendoj se ai ka qenë portieri më i mirë në këtë ligë për një kohë”. /IndeksOnline/