19:56 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kastastrofë për skuadrën e Loret Sadikut

Kasimpasha, skuadra ku luan futbollisti shqiptar Loret Sadiku, ka pësuar humbje 3-0 nga Ankaragucu në Superligën e Turqisë.

Sadiku nuk u aktivizua në këtë ndeshje dhe nuk figuroi as në protokoll. Kjo është humbja e 5-të në gjashtë ndeshjet e fundit për Kasimpashan.

Tani kjo skuadër është në vendin e 8-të me 29 pikë, 16 më pak se lideri Istanbul Basaksehir. /Indeksonline/