Kastrati: Faleminderit deputetëve që kthyen buxhetin e cunguar të RTK-së në buxhetin e paraparë me ligj

Po vazhdon të mbahet seanca për buxhetin e rishikuar të vitit 2020. Në mesin a amandametimeve ishte edhe ai për rishikimin e buxhetit për RTK-në.
Deputetët në mes të zgjedhjes për të shkurtuar apo jo buxhetin e transemtuesit publik, kanë vendosur të mos e bëjnë një gjë t ë tillë. E për këtë i ka falënderuar drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnijm Kastrati.
“Falenderoj deputetet e Kuvendit te Kosoves qe vepruan arsyeshem duke e kthyer buxhetin e cunguar te RTK-se ne buxhetin e parapare me Ligjin e RTK-se.
Transmetuesi Publik do te vazhdoj te kryej misionin e vet me pergjegjesi dhe perkushtim duke qene llogaridhenes per cdo cent te shpenzuar”, ka shkruar Kastrati.
Postimi i plotë i tij:
Falenderoj deputetet e Kuvendit te Kosoves qe vepruan arsyeshem duke e kthyer buxhetin e cunguar te RTK-se ne buxhetin e parapare me Ligjin e RTK-se.
Transmetuesi Publik do te vazhdoj te kryej misionin e vet me pergjegjesi dhe perkushtim duke qene llogaridhenes per cdo cent te shpenzuar.
Misioni i transmetuesit eshte i rendesiseshem ne vecanti ne situaten me pandemi me te cilen po ballafaqohet vendi dhe i tere globi.