Kastrati formon, “Task Forcë“ për menaxhimin e gjendjes me ujë të pijes dhe mirëmbajtjen e mjedisit

Kryetari i Komunës së Malishevës, ka marrë vendim për themelimin e “Task Forcës“, në Komunën e Malishevës, e cila ka për qëllim menaxhimin e situatës emergjente, lidhur me gjendjen e furnizimit me ujë të pijes dhe kujdesit për një mjedis sa më të pastër, konkretisht për menaxhimin e mbeturinave inerte dhe mbeturinave tjera në territorin e komunës së Malishevës.
Kjo “Task Forcë”, konform dispozitave ligjore, mundësive dhe kapaciteteve që i ka komuna e Malishevës, të funksionojë si një strukturë e veçantë, që do të merret me kontroll dhe udhëzime për organet përgjegjëse, në funksion të përmirësimit të situatës së furnizimit me ujë të pijes dhe mirëmbajtjes së mjedisit.
Kryesues i kësaj “Task Force”, është emëruar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, derisa pjesë e kësaj trupe janë edhe anëtarët e mëposhtëm:Besartë Kryeziu Ramaj, drejtore e Drejtorisë së InspektoratitRifat Mazreku, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve PublikeShqipron Shala, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe ShpëtimToger Zenel Halitaj, nga Stacioni i Policisë në MalishevëSejdi Paçarizi, menaxher i KRM “Ekoregjioni” – MalishevëNijazi Bytyçi, menaxher i “Hidroregjioni Jugor” – MalishevëDuhet theksuar se, të gjithë mekanizmat e kësaj natyre, të cilat janë në varësi të Komunës së Malishevës, do të jenë në shërbim të kësaj “Task Force“ në mënyrë që e njëjta të kryej edhe detyrat dhe qëllimin për të cilin është formuar.