Kastrati: Hapësirat publike nuk mund të shfrytëzohen pa marrë leje nga organet komunale
Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se në komunën e tij, Inspektorati komunal sot ka larguar posterë nga shtyllat publike, për të cilat nuk është prezantuar leje.
“Hapësirat publike nuk mund të shfrytëzohen pa marrë leje nga organet komunale”, shkroi Kastrati.
Poashtu ai tha se Kamenica ka rend e rregull./Indeksonline/
Postimi i plotë:
“Hapësirat publike nuk mund të shfrytëzohen pa marrë leje nga organet komunale. ❌
Inspektorati komunal sot ka larguar posterë nga shtyllat publike, për të cilat nuk është prezantuar leje. ??
Kamenica ka rend e rregull. Ju falemnderit që e respektoni! ?”


