75 Mall Live Search
20:10 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

Kastrati i zhgënjyer, kërkon që Kamenica të trajtohet dinjitetshëm në ndarje të buxhetit

Kryetarët e Komunave, sot kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Avdullah Hoti.

Në lidhje me këtë takim ka shkruar një postim në FB kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Ai ka treguar se paraqiti zhgënjimin dhe shqetësimin rreth ndarjes së buxhetit.

Ky është postimi i tij:

Komuna e Kamenicës ka përfituar pakrahasimisht më shumë grante nga qeveria krahasuar me të kaluarën. Ky është rezultat kryekput i insistimit tonë. Ne vazhdojmë të diskriminohemi dhe kemi nevojë që resurset tona t’i orientojmë tek komunikimi i brendshëm lokal, e jo në koridore të ministrive duke kërkuar të drejtën tonë.

Unë sot e paraqita zhgënjimin dhe kërkesën tonë që Kamenica të trajtohet dinjitetshëm në ndarje të buxhetit, duke marrë parasysh madhësinë territoriale në raport me shërbimet komunale.

Ndarja e buxhetit, është proces që duhet t’i nënshtrohet një formule komplekse që merr parasysh kontekstin dhe variabla të tjera. Kjo qasje e thjeshtëzuar e të gjitha qeverive, po e mbështetë për muri komunitetin tonë.