75 Mall Live Search
22:07 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kastrati: Kryetari i LVV-së në Kamenicë privatisht e pranon reformën, ndërsa publikisht e kundërshton

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj akuzave të degës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth reformave në arsim që po bëhen në Kamenicë.

Ai në një postim ka thënë se kryetari i LVV-së në Kamenicë privatisht e pranon reformën por në publik e kundërshton, shkruan Indeksonline.

Tutje, ai tha se e ka pritur këtë reagim ziliqar të subjekteve politike.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë:

E kemi pritë reagimin ziliqar të subjekteve politike veç pse ata nuk e nisën. E kemi pritë deklarimin kundër reformës gjatë kohës së fushatës. Me qëllim kryekput fitimin e ndonjë vote. I kemi pritë edhe demagogjitë e retorikat turlifare kundër reformës. Kemi pritë edhe premtime që reforma do të pengohet nga qeverisja e re. Edhe pse nuk mund të ndodhë. As moralisht, teorikisht, praktikisht a ligjërisht.
Mirëpo, jemi befasu nga veprimi i Kryetarit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kamenicë, i cili privatisht e pranon reformën, në anën tjetër tenton të manipulojë me qytetarë duke u premtuar që ‘vendimi do të rikthehet pas tri jave kur të vijë Ministri i Arsimit nga kjo parti’. Më saktësisht në Krilevë. Privatisht, i apostrofuari, pasi që gruaja e tij ka mbetë jashtë listës së mësimdhënësve të angazhuar, ka dorëzuar dokumente shtesë që e mbështesin qëndrimin e saj brenda sistemit. Çfarë hipokrizie!!! E ultë. Veten e rehaton, qytetarin e manipulon.

Dua t’ia kujtoj atij apo kujtdo që tenton të manipulojë qytetarin rreth nismës për arsim cilësor, që nuk do të mundet. Nxënësit e Kamenicës do të marrin mësim kualitativ.

Siç duket kjo është mënyra e VV-së sot, në qendër dhe degë: “mos bëj çfarë bëj unë , bëj çfarë them unë”.

Askush nuk mund ta ndalojë një gjë që i ka ardhur koha. Por, gjërat vijnë kur punojmë për to dhe jo duke i pritur në stacion. Kështu është me reformën e arsimit në Kamenicë. Ne i kemi garantuar mësimdhënësit që askend nuk do ta nxjerrim në rrugë; kemi siguruar transportin për nxënësit; kemi planifikuar mirë reformën dhe i kemi sqaruar kompetencat. Kjo punë nuk do të ndalet, pengesat veç na e rrisin vullnetin.