75 Mall Live Search
22:04 / E Enjte, 16 Janar 2025 / Z S

Kastrati: Kurti është bërë për gjynah, flet me banalitet sepse s’ka program

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti që i ka bërë gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme.

Kastrati potencoi se gjendja e kryeministrit Kurti është për keqardhje, pasi që sipas tij, ka ardhur në një situatë që duhet të flas “si gjynah” nga posti i kryeministrit.

Sipas Kastratit, Kurti do të flasë vetëm për opozitën dhe të kaluarën, pasi thotë se partia qeverisëse nuk ka program për të ardhmen.

“Është për keqardhje, është gjynah. Unë e kam kundërshtar politik, por me ardhë në këtë gjendje një njeri që ka post të kryeministrit dhe me përdor kësi fjalor, anipse pse ndodhë, shumë e qartë. Ky nuk ka program, ky i ka hi fushatës pa program. Ne e kemi programin, partitë tjera e kanë programin…”, deklaroi Kastrati në Teve1./Indeksonline/