Kastrati- Nagavcit: A jeni interesuar për vajzat e mitura në Kamenicë për sulmet seksuale që kanë pasur?

Kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati ka reaguar pas lajmit të Ministres së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arberie Ngavci për delaratat e saja gjysmë-faqëshë.
Përmes një postimi në Facebook, Kastrati ndër të tjera qeverinë në pushtet e ka quajtur “Krejt dhe Drejt apo Shkel e Shko?”, transmeton Indeksonline.
Ai gjithashtu ka thënë se problemet në arsimin në Kamenicë nuk janë fare të thjeshta e një gjysmë faqe dokument është i pamjaftueshëm dhe i pakonsideratë ndaj të gjithë atyre që janë të përfshirë dhe afektuar nga kjo reformë si mësimdhënës, nxënës, nxënës me nevoja të veçanta, e prindër.
Po ashtu, Kastrati e pyet ministren Nagavci se, a e dini znj. Nagavci se sulmi seksual ndaj vajzës së mitur në Kamenicë i cili u bë lajm nacional javën e shkuar u zbulua nga mekanizmat e krijuar përmes reformës?
-A ju ka interesuar juve nëse ka të tjera raste të tilla të vajzave të mitura e të pambrojtura të cilat pa reformë do vazhdonin të abuzoheshin?
-A jeni interesuar për Arbër Gashin* me nevoja të veçanta fizike?
-Arbri më shumë nuk shkonte sesa që shkonte në shkollë, për shkak të mungesës së motivit dhe pengesave fizike?
Në klasë kishte veç dy shoqe të tjera. Sot ai është i rregullt në vijimin e mësimit./Indeksonline/
Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:
Krejt dhe Drejt apo Shkel e Shko? Nuk ka zgjidhje të thjeshta për probleme komplekse. Deklarata publike gjysmë-faqëshe…
Posted by Qëndron Kastrati on Thursday, April 29, 2021