KASTRATI ndau shumë shpërblime për klientët më 29 nëntor!
Në një atmosferë festive dhe plot entuziazëm, KASTRATI vazhdoi traditën e tij të vlerësimit të klientëve besnikë duke shpërblyer dhurata të shumta më 29 Nëntor. Kjo lojë shpërblyese ishte një pjesë e rëndësishme e fushatës së organizuar për të festuar 29-vjetorin e kompanisë, të shënuar më 15 nëntor, një moment që nënvizon angazhimin e KASTRATI për të qenë gjithmonë pranë klientëve të tij.
Në qendër të vëmendjes ishin dhuratat simbolike dhe shpërblimet speciale që u ndanë përmes lojës me kupona.
“Falenderojmë të gjithë klientët tanë që kanë zgjedhur KASTRATI gjatë këtyre viteve. Ju jeni arsyeja pse ne festojmë dhe punojmë çdo ditë për të ofruar cilësi dhe shërbim të shkëlqyer,” u shpreh një përfaqësues i kompanisë.
KASTRATI premton të vazhdojë të shpërblejë besnikërinë e klientëve dhe të ofrojë eksperienca të paharrueshme, duke ndërtuar ura të forta besimi e bashkëpunimi me të gjithë ata që zgjedhin të jenë pjesë e suksesit të tij.
Faleminderit që jeni pjesë e historisë sonë!