75 Mall Live Search
18:38 / E Martë, 01 Tetor 2024 / MSH

KASTRATI përkrah grave në luftën kundër kancerit të gjirit

Në kuadër të muajit Tetor, i njohur si Tetori Rozë, KASTRATI ka ndërmarrë një nismë të veçantë për të mbështetur gratë që po përballen me trajtimin kundër kancerit të gjirit.

Për çdo litër derivate të shitur, KASTRATI do të dhurojë 1 cent për të ndihmuar gratë që ndodhen në proces trajtimi. Kjo nismë është një pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të KASTRATI-t për të qenë afër komunitetit dhe për të bërë një ndryshim të prekshëm në jetët e njerëzve.

“KASTRATI është me ty!” është motoja e kësaj fushate, që synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të inkurajojë solidaritetin në luftën kundër kancerit të gjirit. Çdo klient që furnizohet me derivate këtë muaj bëhet pjesë e kësaj kauze fisnike dhe kontribuon në përpjekjet për përmirësimin e cilësisë së jetës për shumë gra.

Bashkë mund të bëjmë një ndryshim të madh!